Betimi i kryetarëve në veri, analisti kosovar pyet: Kush po gënjen, VV apo PDK

Profesori dhe analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se njëra nga VV dhe PDK po gënjen në lidhje me ndryshimin e vendeve të betimit të dy kryetarëve të komunave veriore.

“PDK po thotë se MAPL ka bërë presion për ndryshimin e vendit të betimit të 2 kryetarëve të Komunave veriore që vijnë nga PDK. Por nga kjo komunikatë nuk po merret vesh nëse kryetarët e komunave që vijnë nga PDK kanë insistuar që betimi I tyre të bëhet në objektin e Komunës, kurse MAPL që betimi të bëhet në objektin e shkollës apo anasjelltas”, ka shkruar ai.

Spahiu ka deklaruar se ministri Elbert Krasniqi duhet ta sqarojë këtë punë, shkruan Syri.net Kosova

“Ministri Elbert Krasniqi duhet ta sqarojë këtë punë. Turpi bie mbi palën që është frikësuar që betimi të mbahet në objektin e Komunës”, shton tutje Spahiu.

Më tej, Spahiu ka kërkuar dorëheqjen e ministrit Xhelal Sveçla, nëse siç shkruan ai, është ai (Sveçla) që nuk ka arritur të bëjë sigurinë.

Madje, analisti Spahiu e ka propozuar veten në vend të Sveçlës.

“Mund të ma lirojë vendin mua nëse VV nuk ka ndonjë aktivist tjetër me kompetencë e guxim”, ka shkruar Spahiu.

Shkrimi i tij:

Kush po gënjen, VV apo PDK?

PDK po thotë se MAPL ka bërë presion për ndryshimin e vendit të betimit të 2 kryetarëve të Komunave veriore që vijnë nga PDK. Por nga kjo komunikatë nuk po merret vesh nëse kryetarët e komunave që vijnë nga PDK kanë insistuar që betimi I tyre të bëhet në objektin e Komunës, kurse MAPL që betimi të bëhet në objektin e shkollës apo anasjelltas. Ministri Elbert Krasniqi duhet ta sqarojë këtë punë. Turpi bie mbi palën që është frikësuar që betimi të mbahet në objektin e Komunës. Por cila është pala e turpit? Nëse ministri I brendshëm Xhelal Sveçla është ai që nuk ka arritur të bëjë sigurinë, atëherë do të duhej të jepte dorëheqjen (mund të ma lirojë vendin mua nëse VV nuk ka ndonjë aktivist tjetër me kompetencë e guxim). Heqja dorë nga objektet komunale në Zveçan e Zubin Potok, trimëron bandat e Vuçiqit dhe rrezikon seriozisht edhe komunën veriore të Mitrovicës ku procesi u kry me sukses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *