Besnik Bislimit nuk i lejohet hyrja në Beograd, e kthejnë në gjysmë të rrugës për “shkaqe sigurie”

Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, i është pamundësuar vizita në Beograd për një Forum dhe konferencë për tema që kanë të bëjnë me të dyja shtetet.

Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se zëvendëskryeministri nuk i është lejuar të futet në Beograd.

“Ai ka arritur të futet në territorin e Serbisë por nuk i është lejuar vizita në Beograd”, i ka thënë ky burim Insajderit.

Bislimi ishte paraparë të merrte pjesë në Konferencën e Forumit për Marrëdhënie Etnike, në tryezën e diskutimit “Dialogu Diplomatik”, me temë “Kosova dhe Perspektiva Evropiane e Rajonit”. Diskutimi ishte paraparë të niste në orën 17:00.

Bislimi ishte paraparë të mbante ligjëratë sonte, ndërsa ishin paraqitur shumë ambasadorë për të dëgjuar ligjëratën e tij.

Konferenca për Siguri në Beograd është hapur të enjten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *