Këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku janë ndër çiftet më të njohura shqiptare.
Krahas karrierave të suksesshme, dyshja prej vitesh shijojnë një dashuri si në përralla dhe momente romantike me njëri-tjetrin shpesh herë i ndajnë edhe me fansat në rrjete sociale.
Ata së fundmi kanë patur një arsye të madhe për të festuar, kjo sepse çifti kanë mbushur plotë pesë vitesh martesë.
“Nëse e di se çfarë është dashuria është për shkak teje”, ka shkruar Xhensila në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e miqve dhe fansave që i uronin për përvjetorin e martesës