Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar sot se Serbinë e presin ditë të vështira përpara duke shtuar se asgjë nuk do t’i fshihet popullit dhe se në fund ata do të vendosin për gjithçka.
Kështu ka deklaruar Bërnabiq pas takimit të pesëshes së diplomatëve perëndimorë në Beograd, që besohet të kenë shtuar presionin ndaj palës serbe në lidhje me propozimin franko-gjerman.
“Vuçiqi tha disa herë dhe ne e dinim që kështu do të ishte dhe nuk kemi fshehur asgjë nga qytetarët tanë. Më e rëndësishmja është të themi se nuk do të fshehim asgjë. Politika e presidentit Vuçiq është të flasim hapur plotësisht dhe në mënyrë transparente me njerëzit tanë dhe të themi se çfarë është situata dhe çfarë është në tavolinë”, tha Bërnabiq.
“Asgjë nuk është fshehur, dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, tha ajo.
Bërnabiq e akuzoi edhe qeverinë e mëparshme serbe për kompromise të bëra ndaj Kosovës.
“Ne ndjekim një politikë që ka një qëllim të qartë, që është mbrojtja jonë, interesat shtetërore dhe kombëtare”.
Ajo tha se kohët nuk kishin qenë më të vështira për Serbinë që nga Lufta e II Botërore