Bërnabiq bojkoton fotografinë zyrtare të procesit të Berlinit

Në Tiranë, po mbahet samiti i Procesit të Berlinit në të cilin, përveç prezantimit të një pakoje të re të investimeve nga Bashkimi Evropian, pritet të diskutohet edhe për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator.

Mirëpo pas përfundimit të diskutimeve ka pasur edhe një fotografi zyrtare nga ana e pjesëmarrëseve në këtë proces.

Ajo  çka bie në sy në fotografinë tashmë të publikuar shihet mungesa e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në foton shihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e pas tij ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviq si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *