Berlusconi u premton lojtarëve një autobus me plot prostituta, nëse e mposhtin Milanin apo Juventusin

Presidenti i klubit Monza, Silvio Berlusconi, u ka premtuar lojtarëve të tij një “autobus plot me prostituta”, nëse ata arrijnë ta mposhtin Milanin ose Juventusin, në gjysmën e dytë të sezonit.

“Ne gjetëm një trajner të ri, Raffaele Palladinon, i cili ishte në ekipin tonë të të rinjve, ai është i mirë, i zgjuar, i sjellshëm dhe i aftë për të stimuluar djemtë tanë. Vendosa të shtoj një stimulim shtesë, kështu që u thashë djemve që do të luani me Milanin, Juventusin etj., kështu që nëse mundni një nga këto skuadra të mëdha, do t’ju përshëndes në dhomat e zhveshjes me një autobus plot me prostituta”, tha Berlusconi në një darkë Krishtlindjeje me skuadrën.

Edhe pse Monza mundi Juventusin në shtator në shtëpi, ata kanë humbur nga ekipet e tjera si Napoli, Roma, Milani dhe Lazio, shkruan Goal, transmeton Klankosova.tv.

Monza u promovua në Serie A për herë të parë në historinë e tyre në sezonin 2021-22. Ata aktualisht renditen në vendin e 14-të në ligën italiane me 16 pikë nga 15 ndeshje dhe sezoni do të konsiderohet i suksesshëm nëse arrijnë të shmangin rënien e menjëhershme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *