Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka mbërritur të mërkurën pasdite në Kosovë.
Vonë në mbrëmje ai ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.
Vetë Lajçaku njoftoi në Twitter për takimin, me ç’rast tha se u pajtuan që “të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”.
“U ktheva sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin Albin Kurti dhe ZKM Besnik Bislimin për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”.
“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, tha Lajçaku.
Pas këtij takimi ka reaguar gazetari Berat Buzhala. Ai ka thënë “t’ish kanë Albini kamion, ish rrotullu mbrëmë”
“T’ish kane Albini kamion, qysh e ka nxon qat kthesë të fortë mbrëmë, ish rrotullu. Plut i pijtë. S’ka pasë shanse teorike me dale i gjallë prej saj”.