Ilir Berani, kompozitor dhe autor i shumë këngëve të njohura ka folur edhe për tekstet e këngëve të bashkëshortes së tij, Gilit.
Ai në emisionin “1kafe me Labin” është pyetur se me kë ka qenë nervoz kur i ka shkruar dy tekstet e këngëve të Gilit “O sa budall” dhe “Me kast”,
“’O sa budall’ (kam qenë) nervoz në Gilin, e te kënga ‘Me kast’ nervoz në s’di kë”, ka thënë ai duke qeshur.
Biseda ka vazhduar me të qeshura pastaj, duke përmendur edhe këngën “Mjeshtër i mashtrimeve”.