Benzema mund të rrezikoj botërorin raportojnë mediat e huaja, pas një lëndimi në stërvitje është parë duke u larguar.
Karim Benzema braktisi stërvitjen e “bluve” në stadiumin Jassim bin Hammad dhe duket se e ka humbur ndeshjen e parë përballë Australisë, që do të zhvillohet të martën e ardhshme. Analizat më të detajuara do të tregojnë nëse bëhet fjalë për një mungesë të përkohshme apo për humbjen përfundimisht të Botërorit.
Sulmuesi i ishte bashkuar grupit sot (të shtunën), së bashku me Varane, për herë të parë që nga fillimi i grumbullimit. Gjatë 15 minutave të hapura për mediet, ai u stërvit normalisht, por në gjysmë të seancës me dyer të mbyllura iu desh të largohej. Aktualisht nuk ka asnjë lajm për shkallën e këtyre problemeve fizike që ka pësuar sulmuesi i Realit.