Bënin seks në këmbim të pagesës, bien në prangat e Policisë një 57-vjeçar dhe një grua 49-vjeçare në Mitrovicë

Prostitucioni po vazhdon të jetë një fenomen mjaft shqetësues dhe një sfidë për institucionet në Kosovë. Autoritetet e vendit në vazhdimësi raportojnë për gra dhe burra që dyshohen për marrje me prostitucion, ku përveç moshave të reja, shpesh ka raste ku të përfshirë janë edhe personat më në moshë. Disa raste të tilla janë zbuluar javëve të fundit në motelet e Mitrovicës.

Kësisoj, së fundmi, dy persona, një grua dhe një burrë kanë rënë në prangat e Policisë, të cilët me pas janë shoqëruar në stacion policor.

Gruaja e dyshuar, e moshës 49-vjeçare dhe burri 57-vjeçar, po dyshohen se për një kohë të caktuar në motelin ‘Blanco’ ne Mitrovicë, kanë kryet marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Pasi të dyshuarit janë shoqëruar në stacion, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka intervistuar ata, me ç’rast kanë dhënë deklaratat e tyre në lidhje me rastin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *