Beniada “kapet” me motrat Istrefi: Është Halloween jo Playboy 

Modelja e njohur shqiptare, Beniada Nishani ka reaguar pas festës së Halloweenit në të cilën shumë figura të njohura të show-bizit hqiptar u maskuan dhe krijuan kostume nga ikonat nga më të ndryshmet.

Ndër to ishin edhe motrat Istrefi, Era, Nora dhe Nita të cilat me rastin e festës së Halloween janë transformuar në modele të revistës së famshme amerikane Playboy.

Por, sipas Beniada Nishanit festa e Halloween është ngatërruar me festën e Playboy, veshje të cilën e karakterizon lepuri.

closevolume_off
Ajo ka thënë se këtë festë po e konsiderojnë si mundësi për t’u shfaqur lakuriq.

“Po të dilni lakuriq, dilni lakuriq tamam. Ç’është kjo gjysmë lakuriq?”, është shprehur Beniada në profilin e saj zyrtar në Instagram.

Tutje modelja ka thënë se në festën e Halloween nuk është nevoja të dukesh seksi.

“Po mundohem ta kuptoj arsyen dhe objektivin pse në natën e Halloween duhet të dukesh seksi. Kjo festë pi transformohet në një festë tjetër”, ka thënë ndër të tjerash modelja Beniada Nishani.

Playboy është revista e parë që ka prezantuar lakuriqësinë femërore dhe materialet me orientim seksual në një format medial, ndërsa për numrin e parë të revistës në vitin 1953, themeluesi i saj, Hugh Hefner, përdori një fotografi kalendarike nudo të pabotuar më parë të Marilyn Monroe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *