Futbollisti i Real Madridit, Jude Bellingham do të marrë çmimin “Golden Boy”, i cili i jepet lojtarit të ri më të mirë në Evropë, raporton gazeta spanjolle Marca.
Kjo mirënjohje jepet që nga viti 2003 dhe fituesi i parë ishte holandezi Rafael van der Vaart.
Të gjithë futbollistët e nominuar duhet të jenë nën 21 vjeç. Çmimi është vendosur nga gazeta sportive italiane Tutosport.
Mediat spanjolle raportojnë se 95 për qind e gazetarëve kanë votuar që lojtari i Real Madridit të marrë çmimin “Golden Boy”.
Bellingham (20) do të shpallet zyrtarisht futbollisti i ri më i mirë në botë më 10 nëntor, ndërsa çmimin do ta marrë më 4 dhjetor.
Çmimi “Golden Boy” i takoi futbollistit të Barcelonës Gavi vitin e kaluar.