Tre persona janë arrestuar mbrëmë në Gjakovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë përleshur në mes vete.
Në vendin e ngjarjes, rruga “Nënë Tereza”, është konfiskuar një pistoletë, njofton policia.
Një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.