Bebe Rexha shkëlqen në fustanin e kreatores nga Kosova, Albina Dyla

Artstja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” ka publikuar në rrjetin social Instagram një video, ku shfaqej mjaft elegante e veshur me një fustan të zi dhe një dekolte të punuar me gurë me shkëlqim.

Këtë veshje, Rexha ia ka besuar kreatores së njohur shqiptare me origjinë nga Gjakova, Albin Dyla.

Kjo nuk është hera e parë që shqiptarja e rritur në New York zgjedh stilistët shqiptarë për t’u kujdesur për paraqitjet e saj.

Me këtë fustan ajo ka marrë pjesë në ahengun familjar, të organizuar nga familja e saj me rastin e fejesës së vëllait të saj, Florentit.

Përndryshe për sa i përket muzikës, 34-vjeçarja është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit “One In A Million”, të publikuar në bashkëpunim me David Guettan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *