Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka prezantuar ditën e sotme (e premte) projektin e ri muzikor.
“Më ndikon” mban titullin kënga e re, të cilën e ka kompletuar edhe me videoklip.
Artistja ka bërë një paraqitje të mahnitshme në klip, gjersa vjen duke interpretuar me plot emocion.
Teksti është shkruar nga vëllai i saj, këngëtari Alban Ramosaj, i cili po ashtu është përkujdesur edhe për muzikën.