Beatrix Ramosaj është një nga emrat më të përfolur të momentit të showbiz-it shqiptar. Këngëtarja e njohur shqiptare ka pasur një karrierë të gjatë, por vëmendjen më të madhe e mori me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”.
Teksa pas daljes nga ‘BBV’ publikoi ‘Faj’, “Ma shumë se ti” në bashkëpunim me Dj Geek dhe së fundmi ka publikuar “Vonë”.
Aktiviteti dhe postimet e saj në rrjete sociale shpesh tërheqin vëmendje të madhe, pasi bukuroshja nuk i kursen ‘thumbat’ herë pas here.
Megjithatë, një nga Instastory-t më të fundit nuk ka të bëjë me një të tillë.
Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit e saj një video shumë ‘funny’ në fakt ku teksa mban të veshur një mbulesë me syrin që simbolizon ‘mësyshin’, ajo ka kërkuar që të mos e marrin mësysh.
“Mos më merrni mësysh, ju lutem, Thoni mashallah. Faleminderit”, shkroi ajo.