Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, përmes një komunikate për media kanë thënë se janë në dijeni për vendimin preliminar të Qeverisë së Kosovës për shpronësimin e tokës për interes publik në Leposaviq dhe Zubin Potok.
BE-ja u ka kërkuar autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen reptësisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, si dhe të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur të respektohen plotësisht.
Sipas BE-së, vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.
Deklarata e plotë:BE-ja ka parasysh vendimin preliminar të Qeverisë për shpronësimin e tokës për interes publik në komunat e Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
Çdo shpronësim është i ndjeshëm për nga natyra, prandaj procedurat ligjore parashikojnë hapa të tillë si njoftimi paraprak dhe informacioni gjithëpërfshirës i pronarëve të pronave, e drejta e tyre për të paraqitur komente për shpronësimin e kërkuar, mundësia e një mjeti të përshtatshëm juridik, dhe kompensimi adekuat i tyre përpara se procesi të përfundojë.
Vendosja e katër bazave të Policisë së Kosovës në tokë private dhe shoqërore – në disa raste para fillimit të procedurave të shpronësimit – ngre shqetësime për të drejtat pronësore në veri të Kosovës dhe duhet të adresohet në mënyrë adekuate nga autoritetet.
BE-ja u kërkon autoriteteve të Kosovës që t’i përmbahen reptësisht procedurave ligjore në shpronësimin e pronës së paluajtshme, të bëjnë të pamundurën për të siguruar që të ndiqet procesi i rregullt dhe se të drejtat pronësore të pronarëve dhe bartësve të interesit të prekur të respektohen plotësisht.