“BBVK” ndjek “traditën”, surprizon banoren e shtëpisë me “vjehrrin”

Tanimë po bëhet traditë që çiftet e krijuara në “Big Brother Vip” të takojnë vjehrrit, ndërsa janë ende brenda formatit.

Vjet ishte Dj Pm ai që takoi babain e Sarah Berishës, ndërsa këtë vit Luizi takoi babain e Kiarës. Mirëpo, edhe në “Big Brother Vip Kosova”, gjatë spektaklit të mbrëmshëm, Gresa takoi “vjehrrin” e saj.

E ftuar nga Jonida, takimit të Andit dhe babait të tij i është bashkuar edhe Gresa, ndërsa bashkë të tre kanë komunikuar për pak çaste.

Babai i Andit nuk hezitoi të bënte batuta, teksa e pyeti Gresën për eksperiencën e saj në “BBVK.” Takimi zgjati vetëm pak minuta dhe çifti u kthye në shtëpi.

Kujtojmë se javën e kaluar, Luizi ka takuar babain e Kiarës. Si tha ai takimi ka shkuar mirë dhe se çdo baba mendon se asnjë djalë nuk është i mirë për vajzën e tyre.

Kurse babai i Kiarës iu drejtua me fjalët çapaçul. Kiara ka rrëfyer dashurinë dhe lidhjen e ngushtë që ka me prindërit e saj.

Vëllai i Madh përgatiti një surprizë të veçantë për të. Moderatorja e emisionit Arbana Osmani, i tha se babai po e pret në oborr.

Por duket se surpriza nuk ishte vetëm për Kiarën, por edhe për Luizin. Luizi shprehu para tij dashurinë për Kiarën mes emocionesh dhe i premtoi babait të saj se do ta dojë e do ta respektojë gjithë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *