Bayerni njofton për anulimin e ndeshjes ndaj Union Berlinit

Është shtyrë ndeshja mes Bayern Munichit dhe Union Berlinit, e paraparë për t’u zhvilluar ditën e sotme.

Kjo ndeshje ishte e caktuar për t’u zhvilluar nga ora 15:30, në stadiumin “Allianz Arena”.

Mirëpo, Bayerni ka njoftuar për anulimin e ndeshjes për sot shkaku i borës së madhe që ka rënë në Mynih.

“Për shkak të reshjeve ekstreme të borës: Anulohet ndeshja e Bundesligës kundër Union Berlin!”, njoftoi faqja zyrtare e klubit.

Një datë e re do të caktohet më vonë për këtë përballje, që i takon javës së 13-të në Bundesligë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *