Departamenti i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka njoftuar janë duke kryer bastisje në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet bëjnë me dije se gjatë aksionit pritet të ketë edhe arrestime.
E në media raportohet se drejtori i KEK-ut, Nagip Krasniqi është shoqëruar në polici.
Momentalisht ai është duke intervistuar. Ai po dyshohet se ka nënshkruar disa tenderë.
Ndërkohë lajmi rreth basistjeve në zyrat e KEK-ut është konfirmuar edhe nga Policia.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në një përgjigje nga Policia.