Disa pjesë Prishtinës, dhe të Podujevë janë cak i një operacioni të gjerë të Policisë. Aksioni lidhet me rastin Brezovica.
Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfimruar Prokurori i çështjes, Rasim Maloku.
Mësohet se janë arrestuar katër zyrtarë dhe tre biznesmena, në aksionin që me urdhër të Prokurorisë është kryer në dy lokacione: Prishtinë dhe Podujevë.
Gjithmonë sipas burimeve, zyrtarët e arrestuar janë tre nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe një nga KEDS.
Rasti “Brezovica” është më i famshmi i këtij viti qe ka goditur krimin e organizuar.
Ka dërguar mbi 20 veta në burg dhe ka detyruar dhjetëra të tjerë te arratisen.
Rasti përfshinë arrestimin e ish-kryetarit të Shtërpcës, sekserëve të tij nga fusha e biznesit si dhe biznesmenë te fuqishëm qe kanë shkatërruar mjedisin në zonën turistike në Brezovicë.