Bashkëshortja e këngëtarit, Shpat Kasapit, Selvije Jao i ka dhënë mundësinë ndjekësve të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë.
Ajo ka bërë një bisedë virtuale me ta në Instagram, ku ndër të tjera është pyetur: “A është e vështirë ta kesh burrin e famshëm?”
Selvija ka treguar se për të nuk ka fare rëndësi fama, por mjafton që partneri të jetë njeri i mirë, i thjeshtë dhe i respektueshëm.
“Jo, përkundrazi mendimi im është se s’ka lidhje fama. Me rëndësi është që të jetë njeri i mirë, i thjeshtë e të të respektojë. Sepse nëse nuk i ka këto veti edhe nëse nuk është i famshëm nuk bën për burrë”, ka shkruar ajo.