Basha ia merr përfundimisht PD-në Berishës, bëhet edhe kryetar i grupit parlamentar

Lulëzim Basha ka marrë drejtimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, pasi kjo forcë politike ka miratuar ndryshimet statutore.

Konfliktet e Lulzim Bashës dhe Sali Berishës janë reflektuar në ndryshime satutore, ku Basha ka përqendruar pushtetin në duart e tij, pasi nuk do të jetë më vetëm kryetar i partisë por edhe kryetar i grupit parlamentar.

Basha e ka larguar nga kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhin, kundërshtarin e rikthimit të tij për mandatin e katërt, ndërsa një tjetër ndryshim është përjashtimi nga anëtarësia e demokratëve që kanë garuar për subjekte të tjera zgjedhore, shkruan TopChannel.

Kjo i bie që Basha e ka pastruar PD-në nga mbështetësit e Sali Berishës që kandiduan në zgjedhjet e 14 majit për koalicionin “Bashkë Fitojmë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *