Që nga 23 tetori kryeqytetit i janë shtuar barnatoret kujdestare. Orari i tyre është vendosur të jetë 21:00-07:00, për çdo ditë të javës.
Ky orar ka shkaktuar pakënaqësi te pronarët e barnatoreve.
Sipas tyre, janë pacientët dhe qytetarët që pësojnë nga orari i ri sepse sigurimi dhe gjetja e barnave për ta do të vështirësohet nga ky orar. Madje, ata ndër të tjera, kanë vendosur edhe ultimatum për komunën e Prishtinës për ndryshimin e kësaj rregulloreje.
Mbi 30 barnatore të kryeqytetit kanë autorizuar një avokat për të parashtruar kërkesë në komunën e Prishtinës për ndryshimin e Rregullores për orarin e barnatoreve në kryeqytet.
Shkrimi i plotë:
Për: z. Izet Sadiku, Drejtor i Shëndetësisë, Komuna e Prishtinës,
CC: z. Përparim Rama, Kryetar i Komunës,
z. Pëllumb Bajqinovci, Kryesues i Kuvendit të Komunës
Policia e Kosovës, Stacioni Policor Qendra, Prishtinë
Lënda: Kërkesë për ndryshim Rregullores për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203; pezullim të vendosjes së gjobave për barnatoret e Kryeqytetit dhe njoftim për protestë.
Datë: 17/11/2023
Të nderuar,
Ju shkruaj në cilësinë e të autorizuarit/avokatit të mbi 30 barnatoreve të kryeqytetit të cilat janë të pakënaqura me orarin e punës të përcaktuar me Rregulloren për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203, datë 04.09.2023.
Duke pasur parasyshë gjendjen e furnizimit me barna në Kosovë, e po ashtu edhe në Prishtinë, duke njohur vështirësitë që Klinikat e SHSKUK-së i kanë dhe mungesat e shumta të barnave dhe materialeve tjera shëndetësore të domosdoshme në këto klinika, përcaktimi i këtij orari të punës për barnatore duke i detyruar ato të mbyllen në ora 21:00h; duke e ndaluar punën e tyre të dielave, e dëmton dhe e rrezikon rëndë shëndetin e pacientëve. Për më tepër, mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente, në nëntë muajt e parë të këtij viti. Trajtmi në Klinikën Emergjente të SHSKUK nuk ka orar, mbyllja a barnatoreve e rrezikon drejtpërsëdrejti edhe pacientin që merr shërbime në këtë Klinikë sepse sic dihet ajo ofron shërbime për krejt Kosovën. Ta marrim shembull një pacient të shtrirë në klinikat e SHSKUK, përkatësisht familjari a kujdestari i tij, nëse ka nevojë për një medikament të thjeshtë apo edhe ta zëmë për një katetër, pas orës 21:00h ose ditën e diel, ai pacient a familjari i tij e ka jashtëzakonisht të vështirë të dije cilat barnatore janë kujdestare, të udhëtoj deri tek ajo barnatore e të furnizohet. Shto kuëtu faktin se jo të gjitha barnatoret janë njësoj të furnizuara e sidomos ato në periferi, mbyllja kaq e hershme e barnatoreve si dhe mbyllja e tyre ditën e diel, e rrezikon seriozisht shëndetin e pacientëve.
Nga ky orar janë të rrezikuar po ashtu mosha e tretë, sepse dihet që njohuritë e tyre për teknologjinë janë bazike, ata e kanë të pamundur të hyjnë në faqen online të Komunës për të gjetur orarin e barnatoreve kujdestare e po ashtu e kanë tepër të vështirë të udhëtojnë deri tek to për barnat e tyre.
Për më tepër, nenet e kësaj rregulloreje janë në kontradiktë me njëra tjetrën, ashtu që Rregullorja për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të organizatave të biznesit në Komunën e Prishtinës 01. nr. 110-1203 ka dispozita diskriminuese. Psh orari i punës për ordinanca dhe klinika private është caktuar deri në ora 22:00h (Neni 2 i cili e ndryshon Nenin 15 pika 1 të Rregullores bazë) ndërsa orari për barnatore ëshët kufizuar nga pra 7:00h-21:00h, (Neni 2 I cili e ndryshon Nenin 15 pika 2 të Rregullores bazë). Në këtë rast krijohet një problem praktik për pacientët; ku do të furnizohen ata me barna në këtë 1 orë që vizitojnë ordinancat e klinikat private të cilat vazhdojnë të jenë të hapurë 1 orë më gjatë se barnatoret?
Dispozita e Nenit 2 të Rregullores për Ndryshimin dhe Plotësimin e Rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit, i trajton në mënyrë jo të barabartë dhe diskriminuese barnatoret si biznes në raport me ordinancat dhe klinikat private shëndetësore por edhe në raport me bizneset tjera në Komunën e Prishtinës. Kjo sepse vet Komuna përcakton orare të ndryshme për biznese pa një arsyetim që e sqaron qëllimin legjitim të trajtimit jo të barabartë të biznesvee për sa i takon orarit të punës.
Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Nenin 3 – Koncepti i diskriminimit – thotë, ctiojmë: “Parimi i trajtimit të barabartë nënkupton se nuk do të ketë kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë sipas kuptimit të cilëdo nga bazat e përcaktuara në nenin një (1) të këtij 2. Diskriminim është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të përcaktuara në nenin një (1) të këtij Ligji, që ka për qëllim apo efekt të zhvleftësoj ose cënoj njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të aplikueshme në Republikën e Kosovës.
Ligji është i zbatueshëm në rastin konkret pasi që në Nenin 2 pika 1 të tij është saktësuar se: “Ky ligj zbatohet për të gjitha veprimet apo mosveprimet, të të gjitha institucioneve shtetërore dhe lokale, të personave fizik dhe juridik, të sektorit publik dhe privat, të cilët shkelin, kanë shkelur ose mund të shkelin të drejtat e çdo personi apo personave fizik dhe juridik, në të gjitha fushat e jetës, e posaçërisht që kanë të bëjnë 1.1. kushtet për qasje në punësim, vetëpunësim dhe punësimin në profesion, përfshirë këtu kushtet e punësimit, kriteret e përzgjedhjes, pa marrë parasysh aktivitetin në të gjitha nivelet e hierarkisë profesionale”
Prandaj kjo Rregullore i ka cenuar dispozitat e LIGJIT Nr. 05/L -021 PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI.
Për shkak të natyrës së aktiviteteve profesionale ose të vetë kontekstit në të cilin kryhen punët profesionale të ankuesëve këtu, Dispozitat e Rregullores në fjalë e cila përcakton orar të ndryshëm për ordinancat e klinikat private dhe barnatoret dhe për bizneset tjera, ndërsa këto dallime nuk janë të justifikuara nga një qëllim legjitim sepse në këtë rast duhet të ekzistoj një marrëdhënie e arsyeshme proporcionaliteti ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar.
Për ankuesit këtu, problematike është sidomos pika 15.4 e kësaj rregulloreje që po ashtu kërojmë të ndryshohet në konsultim me akterët.
Barnatoret e nënshkruara në këtë Njoftim janë të gatshme të ulen e të bisedojnë me Drejtorinë e Shëndetësisë për të arritur tek një orar që është i pranueshëm për të gjithë e që nuk rrezion shëndetin e pacientëve. Prandaj kërojmë një takim me Kryetarin e Komunës dhe Drejtorinë e Shëndetësisë.
Ne shenjë paknaqësie për faktin se jemi vënë në pozitë të aktit të kryer, barnatoret e paraqitura në këtë Ankesë do të organizojnë PROTESTË ditën e Diel datë 19.11.2023, duke i hapur barnatoret por duke mos shitur barna, dhe atë cdo të diel deri në ndryshimin e kësaj rregulloreje dhe rikthimin e orarit të vjetër. Kjo shkresë është njoftim për këtë protestë. Kjo Rregullore madje ashpërson gjobat ndaj bizneseve/barnatoreve prandaj është në kundërshtim me parimin kushtetues të proporcionalitetit në raport me dëmin që i shkaktohet shtetit prandaj Ankuesit presin që Komuna të mos shqiptoj gjoba për protestën e organzuar nga barnatoret ankuese.
Duke qenë se pa mëdyshje, Rregullorja në fjalë cënon parimin kushtetues të proporcionalitetit për sa i takon lartësisë së gjobave e ndëshkimeve si dhe cënon rëndë parimin e mosdskriminimit, në përputhje me