Barcelona, gati ta shesë që në janar qendërmbrojtësin e ri

Barcelona është ende në kërkim të rrugëve të reja për të provuar zgjidhjen e çështjes së “fair-play”-t dhe një nga mënyrat do të ishte përmes shitjes së Eric Garcias në këtë merkato dimërore. Siç ka mësuar Sport.es, lojtari dhe klubi janë të gatshëm për të bisedonin.

Në këtë kuptim, Barça kërkon të kryejë një operacion në favor të “fair-play”-t dhe, pavarësisht se qendërmbrojtësi nuk ka një vlerë të lartë, të ardhurat e mundshme nga shitja i tij do të ndihmonin në këtë drejtim.

Roli i Eric Garcias këtë sezon nuk ka qenë thelbësor. Mbrojtësit të ri iu dha shumë besim, megjithatë, që kur u dëmtua para Botërorit ka luajtur vetëm një ndeshje (60 minuta), në “Copa del Rey” kundër Intercity.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *