Banori i BBVK-së: Kam abuzuar me përdorim të drogës, më shpëtuan prindërit e mi

Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Kosova tashmë janë ambientuar me shtëpinë dhe janë familjarizuar me njëri-tjetrin.

Ata mes tyre kanë filluar histori nga jeta e tyre personale.

Edon Shileku ose Victoria Owns gjatë një bisede me Shota Baraliun ka treguar se ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, por është shprehur falënderues ndaj prindërve të vet, pasi që sipas tij, ata e kishin shpëtuar nga ajo botë e errët.

“Unë jom kon abuzues i drogave për një kohë shumë të gjatë për një kohë shumë të gjatë. Prind e mi m’kanë pshtu prej qasaj rruge, edhe n’momentin që unë kom dal prej rehabilitimit që jom kon jom munu me nifarë forme me gjet t’bukrën n’jetë. Asniherë mo nuk kom bo droga”, ka thënë ndër të tjerash Edoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *