Banda kriminale tenton të rrëmbejë partneren dhe vajzën e Neymar

Nëna e vajzës së porsalindur të Neymar, Bruna Biancardi, ishte objektivi i një vjedhjeje të armatosur pasi një bandë kriminale tentoi të depërtonte në banesën e saj në Brazil të martën.

Fatmirësisht, Bruna dhe vajza e saj nuk ishin në shtëpi në atë kohë, ndërsa hajdutët që synonin të rrëmbenin mamanë dhe vajzën, kanë lënë të lidhur për disa orë dy prindërit e Brunës.

Megjithëse përjetuan momente tmerri, për fat të mirë as prindërit e saj s’u lënduan, ndërkohë që për ngjarjen e tmerrshme ka reaguar dhe Neymar, i pikëlluar për dy lajme të trishta në një ditë.

“Ditë e trishtë, mora dy lajme të këqija. I pari ishte sulmi që pësuan prindërit e Brunës, por falë Zotit gjithçka shkoi mirë. Së dyti, mora vesh vdekjen e një shoqes time, Zoti e mirëpret Luanën krahëhapur. Ngushëllimet e mia për të gjithë familjen e saj”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *