Ballkani kampion, ndalet Drita, Gjilani në Evropë, kjo është tabela

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 35-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ballkani i Suharekës për herë të dytë edhe matematikisht është kampion i Kosovës, pasi të shtunën mundi Ferizajn, me rezultat 2-0.

Edvin Kuc (56’) dhe Meriton Korenica (76’), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Ilir Dajës, e cila tani ka 72 pikë, pesë më shumë së Drita, që tashmë është dorëzuar pasi u mposht në shtëpinë e tyre nga Malisheva, me rezultat 0-1. Sobowale (56’), realizoi golin e tri pikëve të arta për skuadrën e Bylbyl Sokolit, e cila më këtë fitore siguron ekzistencën në elitën e futbollit tonë.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Prishtina që mundi Drenicën, me rezultat 3-1, kurse, Gjilani ‘blindon’ pozitën e tretë pas fitores në udhëtim tek Llapi, me rezultat 1-2.

Skuadra gjilanase më këtë triumf siguron daljen në Evropë.

Fitore ka arritur edhe Dukagjini që në Klinë mundi Trepçën ’89, me rezultat 3-1. Santos (9’), John (18’) dhe Merlaku (50’), derisa ‘Minatorët’ dhe Ferizaj do të ‘luftojnë’ në javën e fundit për t’i ikur rënies nga Superliga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *