Ballkani do ta mirëpresë nesër përkrahjen e qindra shqiptarëve që pritet të jenë në tribuna në ndeshje me Astanën, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni kosovar do të luajë në Kazakistan nesër duke filluar nga ora 16:30 me kohën tonë lokale, shkruan “Gazeta Express”.
Ekipin Portokalli nga tribunat e “Astana Stadium” pritet ta mbështesin qindra shqiptare që jetojnë dhe që punojnë në Kazakistan.
Me përkrahjen e tyre, skuadra nga Suhareka synon të nxjerrë rezultat të favorshëm ndaj Astanas.
Djelmoshat e Ilir Dajës do të mundohen t’i përmirësojnë gabimet e lojës së parë me ekipin kazak, nga i cili humbën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 1:2.