Kontingjenti i klubit të futbollit Ballkani e ka marrë sot rrugën drejt Republikës Çeke, atje ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kampioni kosovar e ka bërë një postim informues për nisjen e ekipit, duke ia përcjellë atij disa fotografi në rrjetet sociale, shkruan “Gazeta Express”.
“Mirëmëngjesi nga Aeroporti ‘Adem Jashari’. Skuadra po niset për në Çeki, ku do ta zhvillojmë duelin e parë të fazës së grupeve në UECL. Na priftë e mbara”, ka shkruar klubi nga Suhareka.