Ministri i Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, ka pritur në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Kosova, Xhelal Sveçla, për të ritheksuar edhe një herë “bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy ministrive në luftën kundër krimit”.
Përmes një komunikate për shtyp, Balla ka bërë me dije se ka folur për një sërë çështjesh me ministrin Sveçla.
“Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj.”, shkruan Balla.