Balje flet për kërkesën e OJQ-ve për shkarkim: S’ndryshoj mendim, unë s’i përkrahi kërkesat e tyre

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, Duda Balje, ka thënë për Ekonomia Online se është në pritje të përgjigjes nga kryeparlamentari Glauk Konjufca lidhur me kërkesës e Organizatave joqeveritare për shkarkim të saj nga ky post.

Shkarkimin po e kërkojnë për siç thuhet gjuhën shpifëse dhe urrejtjes ndaj personave LGBTIQ+ dhe shfaqjen e qëndrimeve homofobe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Vendimin e saj kundër tyre, Balje e konsideron si të drejtë, ashtu sikurse edhe veprimet e OJQ-ve, ndërsa deklaron se shkarkimi i saj nga ky post nuk do t’ia ndryshojë mendimin.

“Dëgjova këto dhe i lexova në media dhe ata kanë të drejtë me dorëzu letër te zotëri Glauku unë nuk jam duke përkrahur kërkesat që ata kanë d.m.th si kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ata kanë të drejtë me luajt por edhe unë kam të drejtë me vepru qysh unë mendoj se duhet edhe këtu jemi ku jemi unë jam duke prit përgjigjën e Glauk Konjufcës, pavarësisht si vendosin unë nuk e ndryshoj mendimin. Tash është topi te kryetari unë veç jam duke pritur”, ka thënë Balje për EO.

“Ne ndërkohë jemi duke punuar siç e keni parë praktikisht çdo ditë kemi Komision për të Drejtat e Njeriut jemi duke punuar në çështje shumë serioze ne kemi vazhdu me punu qysh unë mendoj se duhet edhe jam në pritje të përgjigjes së Glaukut. Ata kanë pas disa kërkesa konkrete lidhur me të drejtat LGBTI+ unë nuk e kam përkrahë bashkë me disa deputetë brenda komisionit edhe për shkak se jam kryetare dhe ata mendojnë se unë patjetër duhet me përkrahë çfarëdo lloj kërkesa unë nuk i përkrahë këto kërkesa dhe jemi ku jemi. Ata janë duke kërkuar shkarkim, unë edhe si deputete kam të drejtë për mendim të lirë dhe ky është mendimi im dhe kam me vepru deri në fund qysh edhe mendoj”, u shpreh ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *