Bajrami: VV-ja e ka votuar për guvernator të BQK-së ish drejtorin e Thesarit në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, i cili ia ka përmendur rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Bajrami ka thënë se Rexhaj nuk mund ta mbulojë korrupsionin e qeverisë duke përmendur 2.1 milionëshin.

“Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg”, ka thënë ajo.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se drejtori i Thesarit në kohën kur ishin vjedhur 2.1 milionë euro është votuar nga Vetëvendosjes për Guvernator në BQK.

“2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj:

Arbër Rexhaj nuk mund t’a mbulojë korrupsionin e kësaj qeverie duke përmendë 2.1 milionshin.

Po ja rikujtoj atij dhe atyre që ende i besojnë propagandës së LVV-së, se hajnat e 2.1 milionë eurove i kam denoncu e para dhe sot ata janë në burg.

Për me tepër Arbër Rexhaj dhe krejt deputetët e 51%, në seancën e fundit e kanë votu për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ish Drejtorin e Thesarit, që d.m.th. se janë të bindur se z. Ismaili si drejtor i Thesarit dhe une si ministre nuk kemi asnjë faj për atë rast.

2.1 milionshin nuk mund ta përdorni më për të më sulmuar sepse me votat e juaj ish drejtori i Thesarit sot është guvernator i BQK-së.

Qeveria e LVV/miq e bashkpunëtorë të Arbër Rexhajt që dy vite e gjysëm janë duke kërku në tri ministri ku unë kam qënë ministre për ndonjë shkelje ligjore por s’kanë gjetë asgjë. Kjo Qeveri deri me tani ka dërgu plot lëndë në gjykata, por asnjë lëndë, as edhe një nuk lidhet me emrin tim.

Unë flasë sepse nuk i friksohem të kaluarës sime, veç keni me shpifë se kurrë asnjë shkelje s’keni me gjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *