Bajrami ngre alarmin: Për herë të parë nga Kosova ka ikje masive të punëtorëve të administratës 

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti. Madje ajo ka shkuar aq larg sa ka thënë se në administratën shtetërore ka filluar persekutimi i punonjësve.

Bajrami ka thënë tashmë ka evidence që për herë të parë punëtorët e administratës po i lëshojnë vendet e punës dhe Kosovën.

Ajo ka sqaruar se kjo po ndodh, pra sipas saj, për shkak të persekutimit politik nga Qeveria Kurti.

Kemi ikje masive të punëtorëve të kualifikuar. Për herë të parë kemi ikje masive të punëtorëve nga administrata publike. Kjo po ndodh pasi që ka persekutim të njerëzve, ndjekje të njerëzve dhe një stagnim në paga”, ka thënë ajo në emisionin “Përballje”. 

Tutje, deputetja ka thënë se se qeveria Kurti ka ndryshuar strukturën buxhetore në kurriz të investimeve kapitale.

“Qeveria ka mbledh shumë më tepër tatime për shkak se janë ngritur çmimet…Rreth 40% e buxhetit që shkon në subvencione. Këto mjete që shkojnë në subvencione shkojnë në markete. Por ndryshe kur mjetet shkon në investime kapitale pasi paguhen punëtorë të ndryshëm”, ka thënë Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *