Bajrami, Muratit: Pse je kaq patetik? Shko në shpi se kjo nuk është punë për ty

Hykmete Bajrami e ka kritikuar qeverisjen e minstrit të Financave, Hekuran Murati, duke i thënë se “ju ka shkuar mandati me vaj në buzë” dhe duke i lënë fajin LDK-së për çdo gjë.

Sipas Bajramit, ndonëse ka hyrë në vitin e tretë të mandatit, Murati s’ka bërë asnjë politikë fiskale, asnjë reformë strukturore, asnjë arritje, ka bërë skandale, korrupsione e nepotizëm.

“Dhe një këshillë të sinqert: mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër “LDK-ja i ka fajet”, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës” ka thënë mes të tjerash Bajrami.

Ky është reagimi i plotë i saj:

Ju shkoj mandati me vaj në buzëDuhesh me qënë tepër i dështuar, kur je në pozitën e ministrit të financave, në vitin e tretë të mandatit dhe i takon një qeverie që i ka të gjitha nivelet e pushtetit e krejt çka ke me thënë është se “LDK-ja s’po me len me punu”.Le ministër, shko në shpi se kjo nuk është punë për ty – populli thotë nuk shkon me zor.Viti i tretë i mandatit:asnjë politikë fiskale,asnjë reformë strukturore,asnjë arritje,asnjë listë e publikuar e përfituesëve,investimet kapitale me të ultat në dekadën e fundit,skandale, korrupcion e nepotizëm gjithandej dhe ”fajet LDK-ja”.Pse je kaq patetik minister?LDK-ja ka me qënë në mbrojtje të kushtetutës gjithmonë.Rënia e çmimit të derivateve dhe vajit ushqimor nuk është bërë me ligj, pikërisht tregu i lirë/konkurrenca e ka bërë këtë.Ju s’keni qënë në gjendje të ndermerrni asgjë, andaj edhe në atë që ke thënë brenda disa rreshtave je kundëthënës edhe vetën.Dhe një këshillë të sinqert: mos hartoni/votoni ligje antikushtetuese sepse prapë do të përfundojnë në Gjykatë Kushtetuese, prej tani po të tregoj që Ligji për Fondin Sovran është i tillë për shkak të nenit 65 të tij, andaj mos thuaj nesër “LDK-ja i ka fajet”, sepse ne nuk ndjehemi në faj kur jemi në mbrojtje të Kushtetutës.P.S.”Fajet i ka LDK-ja pse Martin Berishaj përpos me diplomaci merret kapak edhe me shit-blerjen e energjisë. Fajet i ka LDK-ja pse kryeshefi i KEK-ut ndodhet në paraburgim. Fajet i ka LDK-ja që s’ka asnjë njohje të shtetit të Kosovës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *