Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një video propaganduese, në të cilën flet për progresin e paparë ekonomik të Kosovës gjatë qeverisjes në mandatin e dytë të kryeministrit Albin Kurti.
Me videon e propagandës gjithashtu sulmohen mediat, opozita dhe Prokuroria Speciale në lidhje me aferën e grurit dhe vajit.
Në lidhje me këtë video, ka reaguar deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.
Me anë të një postimi në Facebook, Bajrami ia ka rikujtuar partisë së pushtetit se po i afrohemi fundit të mandatit.
“Të korruptuar dhe krenarë”, shkruan fillimisht Bajrami.
“Video produksioni i Qeverisë/LVV ka harru ta cekë “se sot për herë të parë është data 28 gusht 2023” dhe ata po i afrohen fundit të mandatit qeverisës”, vazhdon ajo tutje.
Tutje, deputetja Bajrami ka shtruar 27 pyetje për Lëvizjen Vetëvendosje dhe Qeverinë Kurti.
Sa ditë ju bënë Kosovës nën sanksione❓
– Cili është dëmi ekonomik dhe politik që i keni shkaktu vendit, duke e vënë nën sanksione ❓
– Sa është zvogëlu eksporti i mallrave❓
– Me çfarë deficit tregtar e keni mbyllë vitin 2022 ❓
– Si lavdëroheni me inflacion, derisa qytetarët mezi mbyllin muajin❓
– Sa tenderë njëburmorë keni nënshkru❓
– Sa tenderë ju keni dhanë miqëve e dashamirëve ❓
– Prej kur korrupcioni është trillim❓ – jeni zënë në flagrancë.
– Sa e keni rritë tatimin në pronë❓
– A e keni bë TVSH-në zero në produkte bazë siç keni premtu❓
– Sa qytetarë të këtij vendi kanë ikë nga këtu❓
– Sa punëtorë të administratës shtetërore e kanë lënë punë❓
– Sa policë e kanë lënë punën❓
– Sa mjekë kanë ikë jashtë shtetit❓
– Sa ushtarë të FSK-së detyrohen të punojnë kamarier, në mbrëmje se nuk ju mjafton paga për ta mbajtë familjën❓
– Sa është rritë çmimi i energjisë elektrike❓
– Sa qerdhe i keni ndërtu❓
Sa qifte të reja i keni bë me banesë❓
– Sa sovranitet ka në veri sot❓
– Sa ditë ju bënë Lulzim Hetemit në komunë❓
– Çka ka përfitu Kosova nga qendrimi i tij brenda një ndërtese ❓
– Sa njohje të reja i keni sjellë vendit❓
– Sa fëmijë do të ngelin pa libra këtë vit❓
– Sa orë mësim do të humbin ❓
– Sa ligje i ka rrëzu kushtetusja deri tani❓
-Sa ministra e kanë shkelë kushtetutën ❓
– Sa ministra e kanë shkelë ligjin❓
Pres përgjigje me video❗