Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, vlerësoi se BE-ja e ka dëshmuar haptas që e ka një lloj servilizmi ndaj Serbisë.
I pyetur se a do të ketë progres në dialog nëse nuk ndërmerren masa ndaj Serbisë, Bajqinovci tha se në çdo situatë Kosova nuk do të lëshojë pe.
“Haptas po shihet që BE-ja ka ndaj Serbisë një farë lloj servilizmi, në emër të asaj që Serbia nuk duhet të shkojë me Rusinë. Nuk e di se si mund ta kthejnë Serbinë në BE, kur e kemi një sondazh ku dalin 70 për qind të serbëve që janë pro-rus. Ne nuk do të lëshojmë pe, Kosova nuk është e varur nga Serbia. Nëse Serbia do të kryejë punë, ne jemi dakord. Mirëpo, në të kundërtën, Kosova është duke ecur me hapa gjigant. Jemi në të gjitha raportet duke shkëlqyer”, deklaroi Bajqinovci në Tëvë1.
Ndërkaq, sa i përket situatës në veri të vendit, Bajqinovci tha se atje nuk ka siguri askush.
“Ne e dimë që situata atje është fragjile”, shtoi tutje ai.