Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën solemne për nder të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me këtë rast, para deputetëve do të flasë presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Bashkë me Osmanin në sallë ka hyrë edhe Rifat Jashari, i cili u prit me duartrokitje nga deputetët, raporton Gazeta Sinjali.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i ka ftuar të gjithë deputetët dhe mysafirët që janë pjesë e kësaj seancë që të ngrihen në këmbë derisa interpretohet himni i Kosovës dhe ai kombëtar.