Babai i shqiptarit që humbi jetën ditën e djeshme në një kantier ndërtimi ka treguar bisedën e fundit me të. Lanazione shkruan se babai i Bektash Mesja ka folur për mediat italiane ka deklaruar se ai i kishte kërkuar djalit që të kthehej në Durrës, ndërkohë që ai i kishte kërkuar falje pasi i duhej të punonte dhe nuk kthehej dot në ato momente.
“Babi nuk mund të vij, më fal por duhet të punoj. Shihemi në dhjetor kur të kthehem”, këto janë fjalët që 38-vjeçari shqiptar i ka thënë të atit ditën kur ai humbi jetën.
Babai 67-vjeçar, me zemër të thyer ka treguar dhe se si e mori vesh vdekjen e djalit të tij, ndërkohë që ka shtuar se ende nuk e di se si do ja përcjellë lajmin gruas së tij në Durrës.
“Do kthehesha në Shqipëri, më thanë se djali ishte i sëmurë, shkuam ta kërkonim në spitalin Cecina, isha ne Santa Croce sull’Arno ku jeton një tjetër djali i imi dhe ku jetoja edhe unë, na thanë se ishte e rëndë, por nuk e besonim se kishte vdekur. Pse ka vdekur para meje? Jam unë që duhet të kisha vdekur, jo ai. Është djali im dhe i vogël. Dhe unë mendoj për nipin tim të vogël në Shqipëri, ai është vetëm 11 vjeç. Kam ardhur në Itali para më shumë se 20 vjetësh me një gomone, nuk kisha para, por arrita të gjeja punë si piktor. Tani Unë jam në pension. Duhet të isha kthyer në Shqipëri, në Durrës, te gruaja ime. Nuk e di se si do t’i tregojmë se çfarë ka ndodhur,” tha 67-vjeçari.