Babai rrah vajzën e tij 13-vjeçare në sheshin e Drenasit, e godet me grushte e shqelma

Ka pasur shumë raste të dhunës që prindërit kanë ushtruar ndaj fëmijëve të tyre në hapësira publike. Një ngjarje e tillë kishte ndodhur para disa muajsh në Prishtinë ku një baba kishte rrahur brutalisht vajzën e tij, në pikë të ditës, në Tauk Bahçe. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë, në sheshin e Drenasit, ku u arrestua një 41-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari Xh.D., po dyshohet se në orët e mbrëmjes, në sheshin e qytetit ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 13-vjeçare, të cilën e ka goditur me grushte e shqelma.

Ngjarja dyshohet se kishte ndodhur pas një mosmarrëveshje që babai kishte pasur me fëmijën, ashtu që pa një pa dy, e ka sulmuar brutalisht, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Kjo ka bërë që dikush ta njoftojë Policinë për të intervenuar, me ç’rast një njësi e ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, për t’u deklaruar në lidhje me rastin.

Siç mëson Sinjali, gjatë intervistimit, i dyshuari e ka pranuar se e ka rrahur vajzën e tij. Me vendim të Prokurorit i dyshuari është liruar, për t’u hetuar në procedurë të rregullt për veprën penale “dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *