Babai përplas me makinë djalin e tij, 6-vjeçari në gjendje të rëndë 

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Korçë. Mësohet se në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur djalin e tij 6-vjeçar.

Aktualisht i mituri ndodhet në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *