Rinovimi i Leao me Milanin nuk zhbllokohet dhe tashmë kanë mbërritur edhe fjalët e babait të lojtarit për t’i shtuar akoma më shumë presion çështjes rreth lojtarit.
Në një intervistë për “Record”, Antonio Leao, babai i lojtarit ka frikësuar paksa kuqezinjtë me fjalët e tij.
“Interesimi i Chelsea? Deri në vitin 2024, ne do të kujdesemi për gjithçka, pa përfshirë domosdoshmërisht Chelsea, Barcelonën apo Real Madrid.
Ai pëlqen faktin se ndodhet në Itali, ai po shkëlqen në Serie A, por ne nuk mund të themi përfundimisht se çfarë do të vendosim”, ka thënë ai.
Leao në fakt kërkon një pagë më të lartë dhe Milan besohet se nuk përmbush kushtet për kontratën e re të tij.