Babai i Dea Mishel flet pas komenteve ofenduese për të bijën: “Vajza ime tregoi karakter”

Vendimi i Dea Mishel në Prime-n e fundit të “Big Brother VIP” për të nxjerrë në nominim Luizin, Kiarên dhe Efin, që më pas çoi në daljen e kësaj të fundit, u shoqërua jo vetëm me diskutime dhe debate në shtêpi, por edhe jashtë, teksa një pjesë e mirë e publikut dhe sidomos fansat e grupit “LEK” kanë shkuar deri në ofendime ndaj banores. 

Ditën e sotme, për herë të parë, ka reaguar babai i Deas në lidhje me situatën ku ndodhet vajza e tij dhe lojën që ajo ndoqi, duke komentuar edhe ofendimet që ajo ka marrë. Sipas tij, Dea me zgjedhjen e saj ka treguar karakter dhe ka qëndruar e palëkundur ndaj vendimeve të saj, cilësi që i zotëron edhe jashtë, pavarësisht se ështe edhe emocionale dhe e ndjeshme. 

Nga ana tjetër, ai po ashtu tha se vajza e tij nuk ka ofenduar e nuk ka mashtruar askënd, duke i dalë përballë çdo situate dhe komentet që janë parë në rrjet nuk i meriton. 

Kujtojmë që babai i Deas është bërë protagonist edhe më parë në reality show, teksa e surprizoi të bijën me një letër ku inkurajonte edhe në atë rast lojën dhe sjelljen e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *