Azet shfaqet i ’pikëlluar’ pasi Dua Lipa vazhdon t’a ’injoroj’

Reperi Azet ishte ndër artistët e shumtë që performuan në “Sunny Hill Festival”.

Pas performancës në “Sunny Hill”, reperi bëri “zhurmë” me një dedikim për yllin shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, shkruan gazeta Neutral.

Ai postoi një foto me Duan duke shkruar se ishte i zënë dhe si “konfirmim” vendosi një zemër dhe një dry. Pastaj publikoi edhe disa imazhe krahas së cilave ka shkruar “Jam sërish single”, duke etiketuar dhe Dua Lipën.

Mirëpo së fundmi ai ka marrë sërish vëmendje me një postim që ka bërë.

Azet i është kthyer Duas falë një pyetjeje të një prej ndjekësve të tij.

Dikush e ka pyetur nëse do ketë këngë me Duan.

Ai është shfaqur i mërzitur me emoji-n e pikëlluar duke mos thënë asgjë më tepër.

Mesa duket “dëshpërimi” vazhdon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *