Avokati kosovar: Zyrtarët e arrestuar në MINT, është dashur të pezullohen të nesërmen pas arrestimit

Avokati Xhevdet Smakiqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se zyrtarët e MINT të cilët janë arrestuar, duhej të pezulloheshin nga detyra të nesërmen pas arrestimit.

Mos pezullimin e zyrtarëve publik të arrestuar, Smakiqi e ka quajtur si anarki e nxitur nga Albin Kurti.

Smakiqi, ka marrë shembull edhe rastin e Nagip Krasniqit, duke thënë se bordi i Drejtorëve të KEK-ut menzi e kishte pezulluar.

“Duke vërjetur opurtunizmin perkrahjen e hapur publike te Kryeministrit Albin Kurti ndaj te arrestuarëve dhe kunder sundimit te ligjit, meqë secilin Bord te Drejtorëve dhe Zyrtar te Lartë e kontrollon ata po trimërohen nën mbështetjen e tij dhe as qe zbatojnë dispozitat e detyrueshme ligjore (Jus Cogens) duke degraduar sistemin juridik te Kosoves”, ka shkruar avokati Smakiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *