Gregory Kehoe, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili po akuzohet për krime lufte pranë Gjykatës Speciale në Hagë është shprehur se komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së, është ndryshuar pa u pyetur Hashim Thaçi.
Ai madje ka thënë se komandanti i Përgjithshëm i UÇK-së është ndryshuar kur Azem Syla e Hashim Thaçi ishin në Rambuje.
“I vetmi rrezik ekzistencial ishte ushtria dhe policia jugosllave në bashkëpunim me forcat paraushtarake, ata nuk përmendën komandimin dhe kontrollimin në nivel lokal, në bazë, ata nuk përmenden përbërësin thelbësor të komandimit dhe kontrollimit, që do të thotë komandanti i përgjithshëm i UÇK-së që u zëvendësua kur Hashim Thaçi dhe Azem Syla ishin në Rambuje. Komandantët lokalë ndryshuan komandantin e përgjithshëm të UÇK-së, pa asnjë vendim të marrë nga presidenti Thaçi, nga Azem Syla apo askush tjetër, pra nuk ka asnjë diskutim se kush e kishte në dorë pushtetin dhe pushteti ishte në dorë të pushtetit lokal.”, tha Kehoe.
Në argumentimin e tij, Kehoe ka thënë se “kjo na qenka struktura komanduese e cila paska pushtet efektiv në UÇK”, teksa ripërmend faktin se komandanti i përgjithshëm i UÇK-së u ndryshua pa miratimin e Thaçit.
“Dhe pa i marrë mendim Hashim Thaçit, Azem Syla u shkarkua si komandant dhe u zëvendësua nga Sylejman Selimi. Kjo na qenka struktura komanduese e cila paska pushtet efektiv në UÇK”, tha Kehoe.