Avokati i Thaçit: Disa individë mund të kenë kryer krime nga hakmarrja, por asnjëherë UÇK-ja

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, ka nisur fjalën e tij hapëse në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve në Hagë,.

Keohe fjalën e tij e ka nisur me kritika për Prokurorinë e Specializuar. Sipas tij, Prokuroria në asnjë moment nuk foli për kohën kur pretendohet se janë kryer veprat. Pra, ka qenë kohë lufte.

“Kush ishte Hashim Thaçi në vitin 1998 dhe 1999? I ri, 30-vjeçar. Me njërin që u bë kryeministër e president i Kosovës. Aktivist, student që u kthye në Kosovë menjëherë pas vrasjes së anëtarëve të familjes Jashari që është edhe pikënisja e kësaj periudhe që mbulohet nga kjo aktakuzë. Motivi është shumë i rëndësishëm. Hashim Thaçi nuk kishte asnjë motiv të merrte pjesë në krime. Ai e dinte që suksesi i lëvizjes çlirimtare varej nga mbështetja e vendeve perëndimore sidomos nga Amerika”, tha Keohe, raporton Nacionale.

Keohe ka kujtuar deklaratën e Thaçit në Këshillin e Sigurimit, ku ai nuk e kishte përjashtuar se ka individë që mund të kenë kryer krime. Por, asnjëherë si pjesë e një plani të UÇK-së.

“Thaçi nuk e mohon se disa krime janë kryer nga disa indidivdë gjatë dhe pas luftës. E ka informuar Këshillin e Sigurisë me këtë fakt. Por e rrëzon pretendimin se janë kryer si pjesë e një politike të udhëhequr nga UÇK-ja. Nga vjen kjo dhunë: dhuna ishte rezultat i veprimeve të pakontrolluara dhe jo produkt i një Ndërmarrje të përbashkët. Kishte hakmarrje. Mungesë e ligjit për shkak të luftës. Mungesë e kontrollit të shtabit në zona operative. UÇK-ja ishte ushtri me bazë lokale. Kishte urrejtje të popullit dhe kjo kishte të bënte me dhunën”, tha ai.

Sipas Keohes, hakmarrja ka qenë njëra nga arsyet pse dikush mund të ketë kryer invidualisht.

Pjesa e fjalimit ku Keohe i përgjigjet Prokurorisë:

Kam fjalë për deklaratën hyrëse të ZPS-së, duke mbajtur në vesh deklaratat e tyre. ZPS-ja kërkon që t’iu thotë juve se z.Thaçi ka drejtuar Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale të Përbashkët për të sunduar Kosovën. Në vitin 1998, UÇK-ja ishte grup vullnetar që mbronte atdheun dhe luftonte për ekzistencën e tyre. Duke vazhduar me shtatorin 1999 që e përfunduan çmilitarizimin.

Ata publikuan disa dokumente për ta lidhur me qendra të ndalimit. Kjo është pikërisht përpjekja e tyre, sepse sipas tyre këto përcaktojnë fajësinë. Ajo që ata nuk arritën të bëjnë është konteksti. Lufta. Çfarë bën lufta sa i takon komandës dhe kontrollit.Përfaqësuesit e ZPS-së folën që tradhtarët ishin rrezik. Jo, i vetmi rrezik ekzistencial ishte Ushtria Jugosllave. Ata nuk përmendën komandimet dhe kontrollimin në funksionim në nivel lokal, në bazë, nuk përmendën përbërësin thelbësor. Komandantët lokalë emëruan komandantë të tjerë sa Thaçi ishte në Rambuje.

Nuk ka asnjë diskutim se kush e kishte pushtetin. Pushteti ishte në nivel lokal. Ata nuk folën për kontekstin e luftës. Çfarë i bëri kjo luftë strukturës komanduese të UÇK-së. Kjo ofensivë shkatërrimtare. Mund të përdori fjalët e një dëshmitari të ZPS-së: “na shkatërruan brigadën”. Ky shkatërrim i strukturave komanduese e kontrolluese u përsërit në mars-prill 1999 me fushatën për spastrim etnik. UÇK-ja u shpartallua, në atë shkallë sa UÇK-ja qëkishte rimarrë veten thuajse u eleminua në vitin 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *