Avokati Besnik Berisha trondit me deklaratën e tij: Nuk është hera e parë që 11-vjeçarja është viktimë, ajo…

Avokati Besnik Berisha është deklaruar sërish për rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, ka thënë se nuk është hera e parë që e mitura është viktimë e abuzimit. 

Sipas Berishës, vajza ishte raportuar si e humbur në qershor të këtij viti, teksa ka dhënë detaje se si Policia e Kosovës ka dyshuar që e njëjta është viktimë e trafikimit. 

Vajza nuk është hera e parë që është viktimë. E kam konsideruar trajtimin e saj skandal. Besoj që mbajtja e saj në strehimore nuk i kontribuon socializimit dhe rehabilitimit nga traumat e saj. “

Ka ndodhur një situatë në qershor të këtij viti që vajza është deklaruar e humbur nga nëna e saj. Policia e ka gjetë të nesërmen në një nga rrugët e qytetit të Prishtinës. Po flasim për viktimën e njëjtë. Policia ka pasur dyshime që vajza është viktimë e trafikimit.“, ka thënë ai në Kanal10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *