Avdullah Hoti ‘shpërthen’ ndaj qeverisë Kurti: A jeni normal?

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj ikjes së kosovarëve nga vendi.  Ai në një postim ka ironizuar me qeverinë Kurti.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?!

Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?!

Ky numër përbën rreth 7% të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër.

Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka pyetur në fund Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *