Ish kryeminstri i Kosovës, AVDULLAH hoti, gjatë seancës së mbajtur sot në kuvend, tha se nga kjo Qeveri janë prodhuar disa lajme të këqija.
Hoti tha se që 23 vite kurrë nuk janë prodhuar kaq shumë skandale, si trazirat në veri. Pajtohemi se Kosova nuk ka provokuar, por menaxhimi ka qenë skandal. Ky është degradim.
Gjithashtu ai shtoi se përleshjet në Kuvend kanë zënë vend në mediat ndërkombëtare. Mbyllja e mediave, që veç me vendim gjyqësor. Këto kanë me qenë në të gjitha raportet e organizatave ndërkombëtare. Sanksionet, jemi vendi i parë që nga 1999 e këndej që në Evropë sanksionohemi. Kurrë s’ka pasur ligje antikushtetuese ma shumë se tash. Afera korruptive, e kemi ba të gjithë ambasadorin Berisha, rezervat e shtetit të keqpërdorura. Ndërhyrjet në drejtësi për të marrë pushtetin në këshillin Prokurorial. Mos emërimi i kryeprokurorit, ku del kryeministri në këtë foltore thotë nuk bon ai.
Duhet vëmendje se kemi një dialog dhe të tejkalohen ato që munden, shtoi Hoti.